Skuadra shqiptare Kukësi është eliminuar nga Liga e Evropës pasi ka pësuar humbje në shtëpi nga Austria e Vjenë 1-4.
Austriakët shënuan fitore edhe në ndeshjen e parë kur mposhtën në Vjenë me rezultat minimal 1-0 Kukësin.
Kështu me rezultat të përgjithshëm 5-1, Austria e Vjenë kalon në raundin e tretë në Ligën e Evropës.
Sulmuesi Kayode shënoi dy gola ndërsa me nga një Holzhauser dhe Martschinko i shënuan në fitoren e Austria Vjenës.
Ndërkohë golin e vetëm për Kukësin e realizoi mbrojtësi Rrahman Hallaci. /Telegrafi/