Site icon Telegrafi

Kukësi bën mrekullinë me dhjetë lojtarë

Kukësi ka bërë mrekullinë në Malin e Zi, duke mposhtur vendasit e Rudarit me rezultatin e ngushtë 1-0.

Një rezultat i cili kalon për në turin tjetër të Ligës së Evropës kuksianët, të cilët kishin barazuar në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” 1-1 me malazezët.

Edhe pse për 25 minuta kuksianët luajtën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Grecas, veriorët e Shqipërisë gjetën forca për të shënuar golin e fitores në minutën e 79-të me anë të Gurit.

Tashmë kuksianët e shohin veten në turin tjetër të Ligës së Evropës duke arritur një sukses të paimagjinueshëm, duke pasur parasysh jo vetëm rezultatin e ndeshjes së parë por edhe inferioritetin numerik.

Exit mobile version