Telegrafi

Kukësi barazon pa gola ndaj Qarabagut të Ansi Agollit

Ansi Agolli (Foto: Getty Images)

Kukesi ka luajtur pa gola në ndeshjen e parë kundër Qarabag FK, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” asnjëra nga skuadrat nuk arriti që ta gjejë rrjetën.

Skuadra nga verilindja e Shqipërisë zhvilloi një ndeshje defensive duke e mbajtur portën të paprekur.

Lexo po ashtu Lajmet për KUKËSIN

Ekipi shqiptar në asnjë moment nuk rrezikoi, pasi e mbante kundërshtarin larg zonës së gjashtëmbëdhjetëmetërshit.

Natyrisht se ndeshja kthyese në Azerbajxhan do të jetë e vështirë për Kukësin, meqenëse Qarabagu luan para tifozëve të vet.

Megjtihatë, duhet theksuar se skuadra shqiptare mund të vazhdojë tutje edhe me një barazim me gola, ashtu siç bëri në rrethin paraprak.

Te Qarabagu nga minuta e parë u angazhua kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Ansi Agolli. /Telegrafi/