Telegrafi

Kukeli nuk vazhdon me Zurichun, afër transferimin tek skuadra tjetër zvicerane

Burim Kukeli dhe Zurichu do të ndahen përfundimisht.

Pas pesë viteve të kaluara në klubin bardh e kaltër, Kukeli ka vendosur të largohet.

Ish-anëtari i Luzernit ishte ndër lojtarët kryesor të Zurichut duke ndihmuar ekipin të rikthehet në elitën e futbollit zviceran.

33-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin por që mediat zvicerane kanë shkruar se do të prishet kjo kontratë dhe futbollisti do të mbetet i lirë.

Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë është në negociatat me klubin tjetër zviceran Lugano.

Lugano i ka ofruar kontratë dy vjeçare Kukelit dhe fanellën e titullarit.

Në rast transferimi në Lugano, Kukeli do të ketë mundësinë të luaj edhe në Ligën e Evropës. /Telegrafi/