Site icon Telegrafi

Kujdesuni për veten

Sipas vrojtimeve dhe studimeve të fenomenit “Mobbing”, studiues amerikan e kanë specifikuar abuzimin emocional në vendin e punës tipik për ambientet me organizim të dobët me metoda jo produktive, paaftësi ose neglizhencë në menaxhim, ku viktimat e fenomenit “Mobbing” karakterizohen si “individë të veçantë të cilët shfaqin inteligjencë, kompetencë, kreativitet, integritet që shoqërohen me përkushtim dhe përgjegjshmëri”.

Të gjithë e pranojmë se jetojmë në kohë të vështira ku vlerat shkatërrohen ose tjetërsohen, ku kriza ekonomike ka mbërthyer shumë biznese duke shtuar notat e stresit. Ndoshta kjo krijon terren për dhunë psikologjike aq më shumë që për këtë nuk ekziston pengesë e dukshme veç ndërgjegjes së individëve.

Është një strategji, për t’i bërë rezistencë këtij fenomeni. Tregoni që e keni të qartë se po ushtrohet terror psikologjik tek ju dhe shpreheni këtë. Flisni për rastet që keni evidentuar, shpeshtësinë dhe format e persekutimit, duke dhënë fakte, etj.

Ai që vuan nga “Mobbing” në punë, duhet të shtrojë sa më shpejt pyetjen: “A duhet të duroj më?” Nëse përgjigjja e sinqertë dhe e menduar mirë është: “Jo! Do gjej një vend tjetër pune!”, atëherë lamtumira është zgjidhja më e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version