Qindra miliona email adresa dhe disa fjalëkalime janë zbuluar në internet, mbase duke krijuar kështu ‘depon’ më të madhe të të dhënave private të zbuluara ndonjëherë.
Një spambot i thyer ka bërë detajet e miliona emailave të disponueshme në internet, potencialisht duke rrezikuar këdo që gjendet brenda kësaj liste.
Dhe gjithashtu përfshin fjalëkalime, që do të thotë që llogaritë e disa njerëzve tani mund të komprometohen.
Por përkundër faktit se në kuadër të deponisë së të dhënave online janë të përfshira 711 milion adresa, numri i vërtetë i njerëzve të prekur ka të ngjarë të jetë shumë më i vogël, sepse lista përmban një varg adresash të rreme dhe të përsëritura, tha Troy Hunt, hulumtues i sigurisë që bëri publike shkeljen.