Site icon Telegrafi

Kujdes: Këta njerëz janë të prirë për tradhti

Prandaj, vlerësoni mirë se personi të cilin e dashuroni sa është i gjatë, cila është ngjyra natyrore e flokëve, a është i varur nga Twiteri, si dhe me çfarë pune merret, transmeton Telegrafi.

Djelmoshat shtatgjatë

Një hulumtim interesant e ka zbuluar faqja e njohjeve IllicitEncounters.com që meshkujt me të gjatë se 177 centimetra kanë dy herë më shumë shanse të tradhtojnë partneren e tyre.

Adhuruesit e rokënrolit

Edhe një hulumtim i po këtij portali ka zbuluar që madje 41 për qind e meshkujve që kanë prirje për të tradhtuar janë adhurues të muzikës rok.

Biondet

Hulumtimi i faqes CheaterVille.com ka zbuluar që së paku 42 për qind e femrave të cilat i kanë tradhtuar partnerët janë bionde.

Përdoruesit e Twiterit

Angazhimi i madh në rrjetet shoqërore mund të dëmtojë lidhjen tuaj. Hulumtimi i Universitetit Misuri ka treguar që ata të cilët qëndrojnë gjatë në Tviter kanë më shumë konflikte dhe tradhti.

Mësueset dhe ekspertët IT

Kur është fjala për profesionet, një hulumtim të pazakonshëm të cilin e ka bërë AshelyMadison.com ka zbuluar që shansi i madh që femra e cila ka tradhtuar partnerit të jetë e punësuar në institucione shkollore, përkatësisht të jetë mësuese, ndërkaq po i njëjti hulumtim ka zbuluar që meshkujt të cilët me siguri do të tradhtojnë janë ekspertët IT.

Blerëset e pasionuara

Hulumtimi i AshelyMadisonit ka zbuluar edhe këtë fakt që më shumë se një e treta e femrave më shumë kujdes i kushtojnë dukjes kur vendosin të tradhtojnë, ndërkaq 27 për qind kanë kartelë sekrete krediti. /Telegrafi/

Exit mobile version