Telegrafi

Kujdes! Ftesat për t’u anëtarësuar në Google +, janë viruse.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë zyrtarët e Google sipas të cilit, janë vërenjtur shumë ftesa nën emrin e Google +, por më pas kanë rezultuar të jenë firma të cilat reklamojnë produketet e seksit ose viruse.

“Po tentohet të përfitohet nga kjo situatë. Ndërsa ne jemi nën testimin e këtij rrjeti social, po dërgohen ftesa për t’u bërë pjesë e tij.” – tha shefi i sigurisë së Google, Sophos.

Google + po testohet te një numër i vogël përdoruesish, kryesisht brenda komunitetit të gazetarëve, blogerëve dhe individëve që merren me teknologjinë, për t’u hapur më pas për një përdorim të gjerë. /Telegrafi/