Site icon Telegrafi

Kujdes fëmijët nga televizori, video-lojërat dhe interneti

Shkencëtarët amerikanë nga U.S. National Institutes of Health, Universiteti Yale dhe Qendra Mjekësore “Pacific” e Kalifornisë kanë analizuar 173 studime, të cilat datojnë nga viti 1980.

Në ¾ e hulumtimeve është treguar se ekspozimi i tepërt ndaj televizorit, video-lojërave dhe internetit, ka ndikim negativ në shëndetin fizik të fëmijës, me ç’rast rrit prirjen për shfaqjen e mbipeshës, nxitjen e duhanpirjes dhe fillimin e hershëm të marrëdhënieve seksuale.

Këta fëmijë, po ashtu janë konsumues më të mëdhenj të alkoolit dhe drogës, dhe janë më pak të suksesshëm në shkollë.

Exit mobile version