Telegrafi

Kujdes alergjitë gjatë pranverës

Ekzistojnë mënyra të cilat mund të lehtësojnë këtë gjendje, mirëpo ende nuk është zbuluar se si të parandalohet shfaqja e alergjisë.

Sipas të dhënave, gjithnjë e më shumë njerëz kanë probleme me alergjitë e pranverës.

Në ditët e para të pranverës, natyra fillon të zgjohet, çelin lulet, ndërsa në ajër ka shumë polen. Në radhë të parë çelin drunjtë dhe shkurret, dhe pastaj lulëzon bari.

Alergjitë pranverore mund të jenë shumë të pakëndshme, ndërsa njerëzit shpesh i ngatërrojnë simptomat me ftohjen, duke qenë se simptomat janë shumë të ngjashme

Alergjitë pranverore më së shpeshti japin kongjestion, rrjedhje dhe rritim të hundëve, ndjeshmëri të syve (shpesh edhe lotim) dhe probleme me fyt, si kollitje dhe dhimbje. /Telegrafi/