Një djalosh i cili po luante video-lojëra i ka shpëtuar një plumbi në jetën reale falë kufjeve të tij të markës Razer.
18 vjeçari nga Kanadaja me nofkën Enough_Dance_956 në faqen e Reddit, ka postuar në Reddit duke treguar detajet se si një plumb kishte kaluar përmes dritares së tij, dhe kishte goditur kufjet e tij të markës Razer të cilat i kishin shpëtuar jetën përderisa aj po luante video-lojëra në kompjuter.
“Përshëndetje për të gjithë ata që e shohin këtë”, shkroi Enough_Dance_956 në Reddit. “Po përpiqem të marr dikë në Razer për t’i falënderuar me gjithë zemër. Mëngjesin e së mërkurës në orën 10:30, një plumb kaloi nëpër dritaren time dhe më goditi kufjet Razer në majë të kokës. Nëse nuk do të ishte për kufjet e bëra me cilësi të mirë do të kisha qenë një fëmijë i vdekur në moshën 18-vjeçare. As që mund ta imagjinoja gjithë dhimbjen që do të kishin kaluar familja dhe miqtë e mi”.
Pasi që postimi në Reddit ishte bërë me datën 1 prill, shumë përdorues të tjerë nuk e kishin marr seriozisht postimin e djaloshit duke menduar se ishte një shaka apo gënjeshtër e 1 prillit.
Sipas PC Gamer, një zëdhënës i Razer ka konfirmuar se kjo ngjarje ishte e vërtetë, dhe se kompania tashmë e ka kontaktuar viktimën për t’i dhuruar një palë kufje të reja të markës Razer./Telegrafi/
A stray bullet nearly killed a Reddit user, but his @Razer headset saved his life stopping the bullet after it flew in through his window and at his head
via u/Enough_Dance_956 pic.twitter.com/5c7EYIbxNy
— Dexerto (@Dexerto) April 4, 2022