Telegrafi

Kuç kërkon më shumë respekt nga lojtarët e Ludogoretsit

Foto: Arkiv

Ballkani do të takohet me Ludogoretsin të mërkurën mbrëma në ndeshjen e dytë kualifikuese për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë i luajtur në “Fadil Vokrri” javën e kaluar i solli kampionit të Kosovës epërsinë prej dy golave, ndërsa do të synojnë të kalojnë në rrethin e dytë.

Kapiteni i skuadrës nga Suhareka, Edvin Kuç ka thënë se ata presin respekt maksimal nga lojtarët kundërshtarë.

Lexo po ashtu Ilir Daja thotë se nuk do të mbrohen ndaj Ludogorestit pavarësisht rezultatit nga ndeshja e parë

“Ne nuk e kemi ndërmend të ndërrojmë diçka nga ndeshja e parë”, ka thënë ai fillimisht në konferencë për media.

“Përballë kemi një skuadër shumë të fortë, të cilën e kemi respektuar, por tani edhe ne duhet të respektohemi”.

“Nuk kemi ardhur ta vendosim autobusin para portës, por të tregojmë kualitetin dhe ta mbrojmë rezultatin e ndeshjes së parë”.

“Kemi edhe 90 minuta dhe shpresojmë të kalojmë në raundin e dytë”, ka shtuar më tej Kuç. /Telegrafi/