Në parashikimin e tyre të fundit, shkencëtarët parashikuan rikthimin e trupit të raketës për këtë të diel në 3:46 (GMT)
Ekspertët nga Aerospace Corporation dhanë parashikimin e tyre të fundit dhe dhanë zonën në të cilën raketa kineze e pakontrolluar mund të godiste tokën këtë të diel.
Raketa Long March 5B u përdor javën e kaluar nga Kina për të lëshuar një nga modulet e stacionit të saj të ardhshëm hapësinor në hapësirë, dhe pritet që gjatë fundjavës të godasë atmosferën e Tokës, e cila ka shkaktuar shqetësim në lidhje me atë se ku do të bije kjo raketë në Tokë.
Sipas parashikimit të fundit të bërë nga The Aerospace Corporation, ri-hyrja e trupit të raketës do të bëhej të dielën në 3:46 (GMT) , megjithëse me një mundësi gabimi 16-orëshe, transmeton Telegrafi.
Faqja Space-Track.org, e cila siguron të dhëna kritike të ndërgjegjësimit të situatës hapësinore për bashkësinë globale të hapësirës, arriti në përfundimin, përmes llogarive matematikore, se mundësia e raketës në afërsi të një zone të populluar është “vërtetë e vogël”. “Ne kemi llogaritur që ekziston një probabilitet prej 1 në 196.9 milionë (ose 0.000000005%) që ajo të bjerë brenda një kilometri kudo në Tokë. Ju lutemi qëndroni të qetë dhe vazhdoni përpara”, postoi organizata në llogarinë e saj në Twitter.
These coordinates will vary WIDELY in the days/hours leading up to the re-entry. As @planet4589 stated… "the risk that it will hit you is incredibly tiny. And so I would not lose one second of sleep over this on a personal threat basis"
Bottom Line = Don't panic.— Space-Track (@SpaceTrackOrg) May 5, 2021
“Ka më shumë të ngjarë të kafshoheni nga një peshkaqen sesa të goditeni nga kjo raketë”, vazhdoi tutje shkrimi në Twitter.
Nga ana e tij, Shërbimi i Mbikëqyrjes dhe Ndjekjes së Hapësirës së Bashkimit Evropian (EUSST), i cili monitoron raketën kineze jashtë kontrollit, e sheh të pamundur që mbetjet e tij të bien në zonat e populluara të Tokës.
Our latest prediction for CZ-5B rocket body reentry is:
🚀09 May 2021 03:43 UTC ± 16 hours
Reentry will be along one of the ground tracks shown here. It is still too early to determine a meaningful debris footprint. Follow this page for updates: https://t.co/p2AU9zE3y2 pic.twitter.com/MgzRAOTJnk— The Aerospace Corporation (@AerospaceCorp) May 6, 2021
Për disa ditë, ky konsorcium ndërkombëtar, i cili përfshin disa agjenci hapësinore dhe organe publike nga shumë vende evropiane, ka monitoruar kthimin në atmosferën e Tokës të objektit gjigant hapësinor kinez, i cili ka një masë të vlerësuar midis 17 dhe 21 tonë dhe një madhësi prej rreth 20 metra, dhe ai ka vërejtur se këto dimensione e bëjnë atë një nga copat më të mëdha që është kthyer ndonjëherë në Tokë dhe për këtë arsye “meriton me mjaft kujdes”. /Telegrafi/