Dy shpërthime ndodhën më herët sot në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, si pjesë e një sulmi vetëvrasës të raportuar.
Të dy bombat goditën pranë Portës së Abatit, ku mijëra afganë ishin grumbulluar me shpresën për të marrë një fluturim nga vendi i tyre.
“Ne mund të konfirmojmë se shpërthimi në portë ishte rezultat i një sulmi kompleks që rezultoi në një numër viktimash amerikane dhe civile”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.
“Ne gjithashtu mund të konfirmojmë të paktën një shpërthim tjetër në ose afër Hotel Baron, një distancë të shkurtër nga Abbey Gate”, shtoi ai.
Ndryshe, deri më tani është raportuar se 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. /Telegrafi/