Telegrafi

Ku mund tё përfundojё Lorik Cana?

Milan, Real, Arsenal janё pёmendur nё mёnyrё tё vazhdueshme nga mediat dhe janё pranuar nёn zё edhe nga lojtari, ndёrkohё qё pas kёndit kanё qёndruar shpesh edhe Everton dhe Roma.

Everton madje mund ta kishte lojtarin nё moment, nёse ky i fundit do tё dёshironte. Anglezёt janё tё gatshёm tё paguajnё 12 milionё funte te Marseille dhe t’i ofrojnё tё paktёn 3 milionё euro nё vit shqiptarit. Por ndonjёherё paratё nuk janё gjithçka, dhe Cana ёshtё i gatshёm tё sakrifikojё nё njё skuadёr mё tё madhe, por me mё pak para.

Objektivi

Nёse ndodh qё tё qëndrojё nё Marseille, ky sigurisht do tё jetё viti i fundit pёr Canёn nё futbollin francez. Te Lyoni e ka pёrmendur sistematikisht qё nuk dёshiron tё kalojё pёr arsye rivaliteti dhe respekti ndaj tifozёve, ndёrkohё qё skuadrat e tjera franceze nuk kanё aromё tё kampionёve.

Lojtari duket perfekt pёr kampionatin anglez, si pёr nga fiziku ashtu e dhe pёr nga mёnyra e tё luajturit. Jo tё gjithё faullat janё kartonё tё verdhё nё ishull dhe pёr Canёn dhe agresivitetin e tij nё fushёn e lojës, ky ёshtё njё plus mё shumё.

Gushti

Lёvizja ёshtё e mundur deri nё minutat e fundit. Cana tre vite mё parё kaloi tek Marseille pasi qё kampionati francez kishte filluar, ndёrkohё qё pritet qё deri nё datёn e lejuar tё ketё lёvizje. Shqiptari nuk nxitohet. Ndoshta edhe njё vit tjetёr nё “kryeqytetin e futbollit” nuk do t’i bёnte keq. Pёr mё tepёr qё tani nё Francё thuhet qё pas 6 viteve Lyoni i ka tё gjithё shanset qё tё mos persёrisё titujt e shkёlyqer.

Po sa garanci ka Cana tё mund ta fitojё titullin? Sepse atje, nё Francё, titulli fitohet vetёm nёse nuk do vetё Lyoni./Sportexpress/