Ishte vera e vitit 2001 kur Sir Alex Ferguson kishte parashikuar se shtatë talentë të Manchester United do të bëheshin yje në të ardhmen.
Legjenda skoceze në atë kohë kishte fituar titullin e tretë në Ligën Premier, duke lënë mbrapa Arsenalin, Liverpoolin dhe Leeds Unitedin.
Ferguson më pas kishte arritur të mposhte konkurrencën nga Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munich për të fituar titullin e dytë në Ligën e Kampionëve.
Por, pas asaj kohe, legjenda kishte emëruar shtatë talentë që pritej të shkëlqenin në futboll, mirëpo çfarë ka ndodhur tani me ta.
Luke Chadwick
Mesfushori kishte arritur t’i bënte vetëm 39 paraqitje në skuadrën e parë, por asnjëherë nuk e kishte arritur nivelin e një top-lojtari, derisa aktualisht ushtron profesionin e trajnerit.
Darren Fletcher
Një karrierë e pasur te United, duke bërë 342 paraqitje, më pas për të kaluar te West Bromwich Albion dhe Stoke City, më pas e përfundoi karrierën në moshën 36-vjeçare.
Michale Stewart
Bëri vetëm tetë paraqitje për skuadrën e parë, por që kishte hasur vështirësi të ambientohej, duke u largua nga Old Traford në vitin 2005 në drejtim të Hibernian. Aktualisht është i papunë për shkak të komenteve të këqija ndaj drejtorit të Rangers, Jim Traynor.
John O’Shea
Kaloi një periudhë fantastike te Djajtë e Kuq, ku kishte luajtur në 393 ndeshje zyrtare, ndërsa aktualisht është trajner i skuadrës së parë të Readingut.
Paul Tierney
Kishte bërë vetëm një paraqitje në skuadrën e parë edhe pse kishte shkëlqyer në akademinë e klubit, por që u largua disa herë në huazim. Tierney tani punon si këshilltar i financave në Salford City.
Danny Pugh
Kishte bërë vetëm tetë paraqitje në skuadrën e parë, e që më pas u dërgua në huazim, për të mos arritur asnjëherë nivelit e lartë të lojës së tij. Aktualisht është 37-vjeçar dhe është pjesë e Port Vale në rolin lojtar-trajner.
Kieran Richardson
Mesfushori kishte arritur të bënte vetëm 36 paraqitje dhe kishte zhgënjyer Fergusonin që kishte pritur shumë nga ai për të kaluar më pas te disa skuadra në formë huazimi, për t’u shitur më pas te WBA. Aktualisht është pa skuadër si 35-vjeçar dhe po kërkon një aventurë të re. /Telegrafi/