Site icon Telegrafi

Ku ju shpie ky qëndrim juaj

Në qoftë se as ti as ai nuk jeni të gatshëm:

Ose sapo keni filluar të takoheni, ose që të dytë jeni shumë të kujdesshëm. Mendoni se me një qëndrim të distancuar mund t’i shmangeni lëndimeve emocionale? Mos u mashtroni, me një sjellje të tillë vetëm sa do të ftohen marrëdhëniet tuaja. Shkëndija e interesimit të tij kurrë nuk do të ndizet në një epsh të vërtetë. Provojeni mënyrën e tërthortë: ngroheni pakëz situatën. Sa për fillim, kaloni me të më shumë kohë! Filloni të merreni bashkërisht me ndonjë aktivitet i cili do t’ju argëtojë, sepse në atë mënyrë do të zbuloni anën më interesante të personalitetit tuaj. Në qoftë se konstatoni se koha e kaluar bashkërisht nuk ju ka zgjuar ndonjë simpati ndaj tij, ndërpritni lidhjen pa u hamendur.

Në qoftë se ju nuk jeni e gatshme, ndërsa ai po:

Me siguri nuk jeni e sigurt në vetveten se a dëshironi lidhje të qëndrueshme apo vetëm flirt. Ai, megjithatë, një ditë tregon shenja dashurie të zjarrtë, ndërsa ditën tjetër sillet pothuajse i painteresuar. Në qoftë se ndaj tij keni ndjenja simpatie, më mirë është që t’i jepni edhe pak kohë, por edhe vetes.

Në qoftë se ju jeni e gatshme, ndërsa ai mezi pret:

Me siguri keni qenë e lënduar, andaj tash jeni duke "u flladitur". Tashmë keni qenë e braktisur dhe dëshironi të jeni e sigurt se ajo më nuk do të përsëritet. Dashnorë të gatshëm për lidhje të gjata dhe serioze ka aq pak, sa që, rëndom, nuk mund të besosh se mu ai është njëri ndër ta! Edhe pse ju ende nuk jeni e gatshme për lidhje të qëndrueshme, mirëpo keni qëllime serioze, qëndrimi juaj indiferent mund ta largojë nga ju.
Andaj, pyete veten: vërtet, a po më pëlqen? Në qoftë se nuk është këmbëngulës dhe mendoni se vlen të takoheni – i thuani se më mirë do të dëshironit që gjërat të ecnin diç më ngadalë. Në qoftë se vazhdon me ngulmim, kthejani shpinën.

Në qoftë se ju jeni e gatshme, ndërsa ai është indiferent:

Ndoshta silleni në mënyrë më indiferente sesa dëshironi për shkak se ai nuk ju ofron atë që pikërisht e dëshironi. Më mirë do të jetë që t’i tregoni se vërtet e dashuroni. Ç’është e vërteta, në atë mënyrë i ekspozoheni një rreziku emocional, mirëpo, në qoftë se nuk do të arrini sukses, atëherë do të kuptoni se nuk ka kuptim më të vazhdoni me të.

Në qoftë se edhe ju edhe ai jeni të gatshëm:

Lajm i mirë është që asnjëri nga ju nuk është i sigurt në ndjenjat e veta. Lajm i keq është që lidhja juaj nuk lëviz përpara. Ju sikur shkëlqeni nga disponimi i ndërsjellë, sepse frikësoheni se do të mund të bëheni partner i cili kërkon sa më tepër. Fatmirësisht, kjo nuk është e vështirë që të arrihet. Imagjinojeni se çfarë do të kërkonit nga kjo lidhje: diç seriozisht apo diç enigmatike.

Në qoftë se ju jeni e gatshme, ndërsa ai mezi pret:

Si duket, ai është dashnori i vërtetë për ju. Ndërkaq, ka diç në atë lidhje (apo tek ai) që ju pengon. Ndoshta frikësoheni se (ndonëse ai nuk është tipi i ëndrrave tuaja) më të mirë nuk do të mund të gjeni, andaj nuk dini se si të veproni. Në qoftë se asnjëherë nuk ndjeni kënaqësi nga përkëdheljet e tij, mendoni edhe një herë. Po, ai është i mrekullueshëm dhe marrëzisht është i dashuruar në ju, mirëpo në qoftë se ju nuk jeni për të, shumë shpejt do t’ju bëjë të nevrikoseni. Apo, megjithatë ju pëlqen, por nuk mund të besoni se vërtet është ashtu.

Në qoftë se ju mezi pritni, ndërsa ai është indiferent:

Duhet të provoni që të zbuloni se çfarë e mundon. Ndoshta rëndom vështirë u nënshtrohet ndjenjave. Është veprim i mirë që të tërhiqeni dhe ta lejoni atë që të caktojë tempin. Në qoftë se ngulmoni, do ta humbni krejtësisht. Meqë jeni e gatshme, vlen që të tërhiqeni dhe të pritni. Mirëpo, jo në pakufi. Ia jepni edhe dy shanse (p.sh. të takoheni edhe dy herë) në mënyrë që të mposhtë indiferencën e vet, frikën apo ngurrimin. Se a është indiferent, do të dini në qoftë se nuk ju thërret asnjëherë.

Në qoftë se ju mezi pritni, ndërsa ai është i gatshëm:

Fjala është për një situatë klasike. Vajza dëshiron diç më tepër (lidhje stabile, më shumë angazhime të tij, më shumë romantikë dhe epsh, marrëdhënie në të cilën mund të bëhen plane), ndërsa ai për të mendon vetëm si për dikë të cilën – e dëshiron. A ka ai qëndrim indiferent ndaj lidhjes suaj vetëm për shkak se ju e lejoni këtë? Derisa ju në të shihni të fejuarin tuaj potencial apo madje edhe bashkëshortin tuaj potencial, ai ju imagjinon në ndërresa të brendshme dhe me kamxhik në dorë. Në një situatë të tillë, strategji e mirë është që të mos i kushtoni kujdes. Distancohuni – edhe në dhomën e gjumit edhe jashtë saj. Kur t’ju pyes se për çarë është fjala, përgjigjuni se keni vendosur që të mos shpenzoni energjinë tuaj në dikë të pasigurt siç është ai. Ose do të kuptojë ose do të tretet nga jeta juaj. Bile nuk do të jetoni më në një lidhje të paqartë/Telegrafi/

Exit mobile version