Telegrafi

“Ku është Mkhitaryan?”, “Mourinho është sëmundje” – tifozët e Unitedit shpërthejnë në rrjetet sociale për mungesën e armenit (Foto/Video)

Tifozët e Manchester Unitedit kanë shpërthyer në rrjetet sociale për shkak të mungesës së vazhdueshme të Henrikh Mkhitaryan në skuadër.

Mesfushori armen nuk është përfshirë në ekip për derbin lokal kundër Manchester Cityt, në kuadër të Kupës EFL.

Lexo po ashtu Henrikh Mkhitaryan largohet prej Unitedit

Ai madje nuk është ftuar as në bankën rezervë dhe kjo ka bërë që tifozët të shprehin pakënaqësinë e tyre.

Mkhitaryan arriti me skuadrën edhe pse nuk u përfshi në ekip.

Mkhitaryan nuk ka luajtur për Unitedin që nga humbja e 10 shtatorit pikërisht në derbi nga City.

Bëhet e ditur se futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe plotësisht i aftë për lojë. Kjo ka nxitur reagimin e tifozëve të Djajve të Kuq. /Telegrafi/