Mbështetësi i Arabisë Saudite, i cili u bë viral duke tallur Lionel Messin drejtpërdrejt në televizion, tani po mbështet Argjentinën në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.
Arabia Saudite bëri një nga befasitë më të mëdha në historinë e Kupës së Botës pasi fitoi 2-1 ndaj Argjentinës në ndeshjen e parë të Grupit C muajin e kaluar.
Ndjehet si një jetë më parë, por dukej si Messi dhe ekipi i tij ishin të destinuar për një eliminim të hershëm nga gara.
Një tifoz, në veçanti, vendosi ta tallë menjëherë pas ndeshje.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, tifozi i paidentifikuar i Arabisë Saudite iu afrua kamerës për të bërë të ditur ndjenjat e tij.
“Më falni, ku është Messi?”, ishte pyetja e tifozit në formë tallje dhe i zbuluar me ngjyrat dhe fanellën e kombëtares së tij.
Burri më pas kontrolloi xhepat e gazetarit për të ‘gjetur’ shtatë herë fituesin e Topit të Artë. Ndoshta një nga videot më të mira që doli nga turneu i këtij viti, u bë shpejt virale në mediat sociale.
Forma e të dyja skuadrave do të shkonte në drejtime të kundërta pas asaj ndeshje. Argjentina nuk është mposhtur që atëherë, me rezultatin e saj të fundit një fitore komode 3-0 ndaj Kroacisë.
Ndërkohë, Arabia Saudite u mund nga Polonia dhe Meksika, të cilat e panë të përfunduan në fund të Grupit C, duke u eliminuar nga gara.
Tifozi në fjalë tani ka ndryshuar besnikërinë e tij në mes të turneut.
Ai u intervistua jashtë Lusail Stadium të martën, duke mbajtur syze dielli të njëjta sikurse në videon virale, veçse tani mbante një shall të Argjentinës.
Ndoshta paraqitjet e Messit në Katar e kanë bërë atë të ndryshoj mendim.
Messi ka shënuar pesë gola dhe tre asistime në gjashtë ndeshjet e tij deri më tani, duke e vendosur atë në krye të renditjes së Këpucës së Artë me Kylian Mbappe. /Telegrafi/
The guy who said "where is Messi" is now supporting Argentina😂😭pic.twitter.com/QsVkJqy6LQ
— O MONSTRO (@Mohaas10messi) December 14, 2022