Evertoni e nisi me fitore edicionin e ri të Ligës Premier duke e mposhtur Stoke Cityn me rezultat minimal prej 1-0.
Goli i vetëm u shënua në fund të pjesës së parë (45’+1), ndërsa realizues ishte futbollisti i kthyer këtë edicion, Wayne Rooney.
Sulmuesi anglez pranoi një harkim në zonë nga Dominic Calvert-Lewin dhe shënoi me kokë.
“Në nivel personal, shënimi i golit të fitores në Goodison Park është një moment i veçantë. S’ka se ku të shkojë më mirë”.
“Për mua është diçka shumë e madhe fakti që luaj për këtë klub. Para vetes i kemi shumë ndeshje të vështira, prandaj ishte shumë me rëndësi që ia nisëm mbarë”, ka deklaruar Rooney.
Në këtë ndeshje për Stoke Cityn nga minuta e parë luajti Xherdan Shaqiri, mirëpo nuk arriti t’i ndihmonte skuadrës për të nxjerrë rezultat pozitiv. /Telegrafi/