Telegrafi

Kthimi i CR7 dhe transferimi i tre lojtarëve tjerë i ka ngritur shpenzimet e Unitedit në paga për 23.1 për qind

(Foto: Instagram/cristiano)

Fatura e pagave te Manchester Unitedi është ngritur për 23.1 për qind pas kthimit të Cristiano Ronaldos në Old Trafford.

Superylli portugez iu ribashkua Djajve të Kuq pas 12 vitesh, ndërsa paguhet 550.000 funte (655.380 euro) në javë.

Duke shtuar edhe transferimet e Raphael Varane, Jadon Sancho e Tom Heaton, shpenzimi në paga i Unitedit është ngritur dukshëm.

(Foto: Instagram/cristiano)

Sipas rezultateve të fundit financiare, rikthimi i CR7 dhe nënshkrimi me treshen e përmendur, i ka rritur shpenzimet javore të klubit në paga për afro 1.3 milion funte (1.55 milion euro).

Lexo po ashtu Lista e re zbulon '10 lojtarët më të mirë të dekadës' - Udhëheqin Messi, Ronaldo dhe Lewa, mungojnë Neymar, Kroos dhe Xavi

Rrogat për tre muaj, i kanë kushtuar Unitedit plot 88.5 milionë funte (105.4 milionë euro) në total, një ngritje për 16.6 milionë funte (19.77 milionë euro) më shumë sesa në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar – gjegjësisht 23.1 për qind.

Arsyeja më e madhe e kësaj rritjeje është rroga e Ronaldos, i cili është futbollisti më i paguar në histori të Ligës Premier. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/cristiano)