Site icon Telegrafi

KSHZ: 88% e të sëmurëve kanë votuar

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi të dhënat për jehonën e votimit gjatë ditës së sotme.

Të drejtën e votës sot kanë mundur ta realizojnë kategoritë e posaçme të votuesve, dhe këto janë personat që janë paraqitur si të sëmurë dhe të pafuqishëm, persona që ndodhen në entet ndëshkimore-përmirësuese dhe personat që ndodhen në shtëpitë e të moshuarve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, si persona të sëmurë kanë votuar 7.861 persona.

Nga shtëpitë e të moshuarve, nga 357 persona që janë paraqitur, të drejtën e kanë realizuar 80.62%, përkatësisht 234 persona.

Në entet ndëshkimore përmirësuese të drejtën e votës e kanë realizuar 74.53%, apo 1.235 persona./Telegrafi/

Exit mobile version