Site icon Telegrafi

Kryeziu: Të diplomuarve do t’u ofrojmë punë provuese me pagesë (Video)

Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu, ka theksuar se në planin e tij elektoral parashihet që në këtë komunë të ndërtohet një inkubator, i cili do t’u dalë në ndihmë bizneseve.

Kryeziu ka theksuar se ai e ka edhe një ofertë tjetër, e ajo është, që të gjithë ata studentë të Rahovecit, mund të kryejnë punë provuese me pagesë.

“Me të gjitha bizneset në Rahovec kam biseduar, dhe pothuajse të gjithë janë pajtuar që të bashkëpunojmë në këtë drejtim. Marrëveshje nënkupton që 50 për qind të pagesës ta bëjë komuna dhe 50 për qind ta bëjnë bizneset”, ka shtuar ai./Telegrafi/

Exit mobile version