Telegrafi

Kryeziu pritet të largohet, Luzerni do të fitojë miliona nga ai

Hekuran Kryeziu po luan muajt e fundit në kampionatin zviceran te Luzerni.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka shkëlqyer këtë edicion, duke shënuar edhe dy gola në elitën e futbollit zviceran.

Kësisoj mediat zvicerane kanë shkruar se Luzerni do ta humbasë mesfushorin e saj kryesor në verë.

Paraqitjet e jashtëzakonshme me fanellën bardh e kaltër kanë bërë që në Luzern të vijnë disa oferta të mira, por që emrat e klubeve nuk janë bërë publike.

Besohet se Luzerni nga shitja e Kryeziut dëshiron të fitojë mbi dy milionë euro.

Ndryshe përpos Kryeziut, Luzerni do ta humbasë edhe mesfushorin tjetër Nicolas Hass që pritet të transferohet në Bundesliga 2.

Kryeziu ka zhvilluar 121 ndeshje në elitën e futbollit zviceran dhe është njëri nga mesfushorët më të mirë në shtetin helvetik. /Telegrafi/