Almir Kryeziu shkëlqeu në fitoren 3-0 të Ballkanit ndaj Larnes në Ligën e Konferencës.
Pas ndeshjes, futbollisti është shprehur tejet i lumtur me golin e shënuar – por që sipas tij kundërshtari nuk ishte i lehtë.
“Jemi të lumtur për fitore. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, por ne e bëmë të duket e lehtë”, ka thënë fillimisht Kryeziu.
“Kemi dominuar, kemi mundur të shënojmë edhe më shumë. Por nuk është rezultat i keq”.
“Jam i kënaqur duke ditur që kemi pasur topin në pronësi dhe kemi bërë lojë të mirë”.
“Kundërshtari ka luajtur me pesë në mbrojtje, por ia dolëm të shënonim”, ka shtuar më tej anëtari i skuadrës nga Suhareka. /Telegrafi/