Zurichu është mposhtur 3-2 në udhëtimin e tyre te Thuni në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Zvicrës.
Thuni ka shënuar një fitore të vlefshme për shtëpi ndaj Zurichut, fitore e cila i shton shpresat e tyre për të mbetur në ligë.
Golat në këtë fitore të vendasve i shënuan Simone Rapp (12’), Matteo Tosetti (14’) dhe Gregory Karlen (21’).
31. TOOOOR! Der Zürcher Anschlusstreffer zum 1:3! Mirlind Kryeziu trifft nach einer Ecke von Kololli per Kopf.
*3:1 | #THUFCZ #fcz #fczuerich #stadtclub pic.twitter.com/dGl2YUIxIL
— FC Zürich (@fc_zuerich) July 1, 2020
Në anën tjetër, dy golat e mysafirëve u shënuan nga dy reprezentuesit e Kosovës, Mirlind Kryeziu dhe Benjamin Kololli.
Mbrojtësi shtatlartë shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 31-të duke ngushtuar epërsinë në 3-1.
45. TOOOOOR!! Kololli tritt an – und verkürzt mittels Elfmeter auf 2:3!
*3:2 | #THUFCZ #fcz #fczuerich #stadtclub pic.twitter.com/Fk7q4U3kts
— FC Zürich (@fc_zuerich) July 1, 2020
Ndërsa, Kololli ishte i saktë nga pika e bardhë në minutat shtesë të pjesës së parë duke quar rezultatin në 3-2, i cili ishte rezultatin përfundimtar.
Ky ishte goli i tretë për Kolollin në këtë sezon në Superligën e Zvicrës, ndërsa për Kryeziun i pari. /Telegrafi/