Site icon Telegrafi

Kryeziu dhe Hyka drejt Ligës së Evropës

Luzerni ka arritur një fitore të madhe përballë Grasshopperit në xhiron e 33-të në elitën e futbollit zviceran.

Kështu skuadra e dy futbollistëve tanë, Hekuran Kryeziut dhe Jahmir Hykës ka mposhtur si vendas 3-0 Grasshopperin.

Në fakt kjo ndeshje ishte derbi i futbollistëve shqiptar në Zvicër, pasi në të dyja skuadrat aktivizohen gjashtë futbollistë.

Hekurani dhe Jahmiri filluan nga minuta e parë këtë sfidë dhe luajtën gjatë 90 minutave duke iu afruar edhe më shumë Ligës së Evropës.

Ndërkohë për Grasshopperin titullar ishte Shani Tarashaj dhe Mërgim Brahimi, ndërsa në bankë ishte Alban Pnishi dhe Florian Kamberi që u aktivizua në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Luzerni është në pozitën e pestë me 47 pikë të tubuara sa ka edhe Sioni në pozitën e katërt që i dërgon skuadrat në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version