Site icon Telegrafi

Kryetari i Zveçanit takohet me Brojën, theksohet rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndërkomunale

Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci është takuar me kryesuesen e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja.

Kryetari Peci dhe Broja kanë diskutuar për avancimin e projekteve zhvillimore në veri, shkruan Telegrafi.

“Sot pritëm në takim Kryesuesen e Kuvendit të Mitrovicës Jugore dhe kandidaten për Deputete Vesa Broja, ku diskutuam për përpjekjet e përbashkëta dhe bashkëpunimin për avancimin e projekteve zhvillimore në veri”, ka thënë ai.

Thuhet se në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve lokale.

“Përmes këtij takimi, u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndërkomunale dhe bashkëpunimit mes institucioneve lokale për të krijuar mundësi më të mira për qytetarët e të dy komunave”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Pamje nga takimi

Exit mobile version