Site icon Telegrafi

Kryetari Xheladini emëron drejtorin e ri pas shkëputjes së koalicionit me subjektin politik “Vakat”

Koalicioni i LDK-së në Dragash me subjektin politik Vakat është shkëputur. Si rrjedhojë e këtij zhvillimi kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka liruar nga detyra drejtorin e deritanishëm për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, Nuhija Tairovci.

Sipas njoftimit të Komunës në këtë post është emëruar Rexhep Ibraimi, punonjës i drejtorisë në fjalë.

“Pas prishjes së marrëveshjes së koalicionit me subjektin politik ‘Vakat’, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar Rexhep Ibraimin, drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, i cili do ta udhëheq këtë drejtori deri në përfundim të mandatit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit.

Aty theksohet se Ibraimi ka përvojë shumëvjeçare të punës në këtë dikaster.

“Rexhep Ibraimi nga fshati Radeshë është një zyrtar me përvojë shumëvjeçare në Drejtorinë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike. Kryetari Xheladini i ka uruar suksese në detyrën e tij të re”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version