Site icon Telegrafi

Kryetari i Vitisë në mbështetje të klubit KF “Vllaznia”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim kryesinë e re të KF “Vllaznia”, duke rikonfirmuar mbështetjen ndaj këtij klubi.

Në këtë takim, kryetari Haliti, falënderoi kryesinë e kaluar për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e këtij klubi futbollistik.

Poashtu, kryetari Haliti ofrojë mbështetjen e vazhdueshme tij dhe të qeverisë komunale ndaj KF “Vllaznia”.

Ai gjithashtu ju bëri thirrje të gjithë tifozëve të KF Vllaznia që të qëndrojnë besnik pranë klubit dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre të pakursyer, me qëllim që ekipi të arrijë përsëri suksese të reja dhe të rikthehet në pozitat që meriton. Përndryshe bëhet me dije se ky klub i futbollit është aktiv që nga viti 1973. /Telegrafi/

Exit mobile version