Site icon Telegrafi

Kryetari i Suharekës apelon për mbajtjen e pastërtisë në qytet

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për mjedisin e pastër, duke shmangur hedhjen e mbeturinave në vende të papërshtatshme, raporton Telegrafi.

“Me dashtë vendin do të thotë edhe mos me hedhë mbeturina dhe me mbajt ambientin pastër”, ka theksuar Muharremaj, teksa ka vlerësuar punën e përditshme të punëtorëve të shërbimit të pastrimit, të cilët sipas tij kujdesen çdo ditë “që ti përmirësojnë gabimet e atyre që e dëmtojnë ambientin”.

Përmes një porosie në rrjetet sociale ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të ndërgjegjshëm për ndikimin që kanë veprimet e tyre. “Andaj mos hidhni mbeturina. Ju lutem”, thuhet në apelin e tij për qytetarët e Suharekës. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version