Site icon Telegrafi

Kryetari Ramosaj ndan pamje nga punimet në Bjeshkën e Madhe të Deçanit

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për përparimet në projektet infrastrukturore të komunës, me theks të veçantë në Bjeshkën e Madhe.

Ai në një postim në Facebook, ka ndarë pamje nga terreni, duke treguar për vijimin e punimeve për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës në këtë zonë malore, një projekt që pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin për banorët dhe vizitorët.

Punimet në rrugën e Bjeshkës së madhe në Deçan/ Foto nga Bashkim Ramosaj, Facebook

“Disa nga pamjet e rrugës së Bjeshkës së Madhe, ku po vazhdojnë punimet për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës, e cila do të lehtësojë qarkullimin në këtë rrugë, pas shumë vitesh pritje”, ka shkruar Ramosaj transmeton Telegrafi.

Rruga e shtruar me zhavor/ Foto nga Bshkim Ramosaj, Facebook

Përveç këtij projekti në Bjeshkën e Madhe, Komuna e Deçanit është duke vazhduar punimet në disa zona të tjera të komunës, për të përmirësuar infrastrukturën dhe qarkullimin në përgjithësi.

Exit mobile version