Site icon Telegrafi

Kryetari Ramosaj diskuton për menaxhimin e mbeturinave me përfaqësues të BE-së dhe PAMKOS

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Izet Zenuni, kanë zhvilluar një takim me Olivier Boudart, drejtor i Departamentit për Zhvillim Territorial dhe Agjendë të Gjelbër në Zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe Merlina Beu Muçaj nga PAMKOS.

Gjatë takimit, u diskutuan çështjet kyçe të menaxhimit të mbeturinave, strategjitë për zhvillimin e këtij sektori dhe implementimi i projektit për menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave në rajonin e Dukagjinit.

Kryetari Ramosaj theksoi gatishmërinë e komunës për të marrë përsipër obligimet institucionale në këtë fushë, duke u angazhuar për një menaxhim më efikas dhe të qëndrueshëm të mbeturinave./Telegrafi/

Exit mobile version