Kryetari Ramosaj bën homazhe në Kompleksin Memorial të Gllogjanit
Fatjona Pelaj
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, vizitoi sot Kompleksin Memorial në Gllogjan në prag të Festës së Flamurit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shprehu mirënjohjen për sakrificën e dëshmorëve që luftuan për lirinë e kombit.
“Në kujtim të një prej ditëve më të lavdishme për kombin tonë, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, për të kujtuar dhe nderuar heronjtë dhe dëshmorët që luftuan për liri.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë, përulemi para sakrificës së tyre dhe kujtojmë mesazhin e bashkimit e qëndresës që na lanë trashëgimi”, ka shkruar Ramosaj. /Telegrafi/