Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Fitore Hashani, dhe kryeshefin e NPL “Kastrioti” Sh.A, Berat Mehmeti, kanë vizituar të gjitha shkollat me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë dhe festave të fundvitit.
Gjatë vizitave, kanë bashkëbiseduar me mësimdhënësit, stafin e shkollave dhe nxënësit, duke i uruar për punën e tyre të palodhshme dhe arritjet e këtij gjysmëvjetori.
“Kryetari Gashi falënderoi përzemërsisht për aktivitetet e përbashkëta mes shkollave, nxënësve dhe NPL “Kastrioti” Sh.A, të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në dekorimin dhe krijimin e një atmosfere festive në hapësirat shkollore”, thuhet në njoftimin e komunës.
Me këtë rast, kryetari Gashi u uroi të gjithë nxënësve dhe stafit mësimor shëndet, gëzime dhe suksese të mëtejshme në vitin e ri 2025./Telegrafi/