Site icon Telegrafi

Kryetari i Obiliqit i shoqëruar nga ministri Krasniqi vizitojnë në terren disa nga projektet

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka pritur sot në një vizitë ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, bashkë me ministrin, kemi realizuar vizitën në terren tek projektet nga Grandi i Performancës Komunale.

Projektet që i vizituam ishin: “Rikonstruktimi i rrugës Mazgit i Epërm,” “Asfaltimi i rrugëve rurale në Mazgit,” “Asfaltimi i rrugëve Pushka e Parë dhe Ali Gollaku”, “Ndërtimi i trotuarit në rr. Daut Hashani dhe segmentit të rrugës Vëllezërit Gërvalla”.

Këto projekte janë bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Në fund të kësaj vizite, falënderova ministrin Krasniqi për bashkëpunimin në realizimin e projekteve në shërbim të komunitetit./Telegrafi/

Exit mobile version