Site icon Telegrafi

Kryetari i Obiliqit pret në takim drejtorin e SHML “Ismail Dumoshi”, nënshkruan kontratën edhe për një mandat të tij

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se ka pritur në takim drejtorin e SHML “Ismail Dumoshi”, Jakup Hashani.

Gashi ka njoftuar se kanë nënshkruar kontratën për vazhdimin e mandatit edhe për katër vite.

“Kam pritur në takim drejtorin e SHML “Ismail Dumoshi”, Jakup Hashani, ku nënshkruam kontratën për vazhdimin e mandatit të tij katërvjeçar, të përzgjedhur nga Inspektorati i MAShTI-t.
Me këtë rast, e kam uruar Jakup Hashani për këtë arritje të merituar, e cila është një dëshmi e qartë e punës dhe përkushtimit të tij gjatë këtyre viteve”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/

 

Exit mobile version