Site icon Telegrafi

Kryetari i Lirisë fajëson ish-menaxhmentin e klubit: Më latë borxhe dhe me dy lojtarë në fund të sezonit

Mytaher Haskuka, kryetari i Prizrenit dhe Iljaz Iljazi, kryetar i Lirisë

Liria tashmë më nuk e ka statusin e skuadrës së ekipit të Superligës së Kosovës në futboll.

Klubi prizrenas sezonin e kaluar e ka përfunduar në pozitën si është më së keqi, e cila gjë ka bërë që tanimë të bëjë gara në Ligën e Parë.

Për këtë gjendje, kryetari aktual i klubit, Ilijaz Ilijazi, ka fajësuar menaxhmentin e kaluar se kishte trashëguar borxhe si dhe në gjirin e ekipit ka pasur vetëm dy lojtarë.

“Në kohën kur e kam marrë klubin gjendja ishte shumë e rëndë. Përveç borxheve të shumta të akumuluara dhe shkapërderdhjes së lojtarëve, ish-menaxhmenti më kishte lënë klubin vetëm me dy lojtarë – Qëndrim Gashin e Ilir Mustafën”.

“Klubi i kishte liruar edhe disa lojtarë që kishin kontrata me Lirinë, duke përfshirë Meriton Korenicën (KF Prishtina) e Rroni Gashin (KF Teuta), e cila gjë ka bërë që të kemi pasoja gjatë gjithë sezonit. Rënia nga liga nuk është degradim i klubit”, tha kryetari i klubit prizrenas.

Lexo po ashtu Liria nuk pranon kritika, fshin komentet negative në adresë të zyrtarëve të klubit

Ndryshe, kuvendi komunal i Prizrenit ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, ku është biseduar për gjendjen aktuale në klubit bardhezi. /Telegrafi/

Exit mobile version