Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë inspektimin e punimeve që po bëhen në rrugën magjistrale Junik – Rastavic.
Gjatë kësaj vizite kryetari Shehu u shpreh i kënaqur me progresin dhe angazhimin e punëtorëve në terren.
Ndërsa sa u përket punimeve, punimet kanë rifilluar në ndërtimin e trotuareve dhe po ecin me një ritëm të kënaqshëm, duke premtuar përfundimin e tyre brenda afateve të caktuara.
Inspektimi i punimeve nga kryetari Shehu siguroi që puna të përmbushë standardet e nevojshme dhe të ofrojë siguri maksimale për qytetarët, ku ndër të tjera kryetari Shehu u shpreh se qytetarët e Junikut dhe me gjerë do të kenë së shpejti një rrugë me standarte bashkëkohore, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe qarkullimin në këtë zonë. /Telegrafi/