Në takimin publik me qytetarët, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka vlerësuar se gjashtëmujori parë i këtij viti karakterizohet me llogaridhënie, investime në infrastrukturë, subvencione edhe skema sociale, politikë-bërje.
“Për 31 muaj qeverisje kemi 41 zotime të përfunduara, 12 zotime të filluara dhe 3 të pafilluara nga gjithsej 56 zotime. Mirëpo ne kemi bërë shumë më shumë punë sesa zotimet. Ne do të vazhdojmë të sjellim edhe më shumë sesa këto zotime të dhëna”, ka thënë ai.
Gjatë këtij takimi janë prezantuar projektet nga investimet kapitale të cilat kapin shifra të ndryshme.
Kryetari Rahimaj ka folur për investimet në ujin e pijshëm të cilat kapin vlerë prej 1.2 milion euro, pastaj asfaltimi e rrugëve të brezit kufitar në vlere 13.1 milion Euro, rrugët e ndërtuara në bashkëpunim me MMPHI-në në vlerë mbi 1 milion euro.
Gjithashtu janë prezantuar edhe investimet të tjera.
Përveç investimeve kapitale, kryetari Rahimaj ka prezantuar edhe investimet aktive të cilat janë në vlerë mbi 32 milionë euro.
Ai gjithashtu ka prezantuar edhe subvencionet dhe skemat sociale, ku tha se është trefishuar shuma e ndarë për barna falas për pensionistët.
Kurse pjesë e prezantimit të tij ishin edhe disa nga arritjet për fëmijët e nxënësit.
Poashtu ai përmendi edhe themelimi i Ndërmarrjes Publike “Dardana”, Kamenica fituese e çmimit “Kampione e Gjelbër e Ballkanit Perendimor, Buletini komunal për më shumë transparencë dhe llogaridhënie, si dhe matjen e fundit ku Kamenica vazhdon të jetë në 5 vendet e para të komunave për transparencë. /Telegrafi/.