Telegrafi

Hyseni kërkon nga ministri Elbert Krasniqi shpërbërjen e Kuvendit Komunal në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka kërkuar shpërbëjen e Kuvendit Komunal, ku sipas tij, kjo ka rrjedhur si pasojë e kalimit të afateve ligjore për votimin e buxhetit.

Përmes një njoftimi në rrjetin e tij social, Facebook, Hyseni këtë e ka kërkuar nga ministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit. Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojm nga ju që duke u bauzuar në Ligjin për Vetqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal”, ka shkruar kryetari Hyseni. /Telegrafi/