Tashmë është lëshuar në funksion një kompjuter në ambientet e komunës së Hanit të Elezit për nevojat dhe shërbimet elektronike që u duhen qytetarëve. Kompjuteri ka të instaluara të gjitha programet e nevojshme dhe mund të kryhen shërbime të ndryshme nga qytetarët sipas nevojës, madje mund të shërben edhe për të nxjerrë dokumente të ndryshme online, por edhe ato nga platforma E-Kosova.
Kryetari Mehmet Ballazhi, ka thënë se shpeshherë qytetarëve u nevojiten shërbimet elektronike brenda komunës, andaj kompjuteri është vendosur në shërbim të tyre.
Sipas tij, kjo krijon shërbime të shpejta dhe të lehta.
“Pajisja është përgatitur me të gjitha mjetet përcjellëse në bashkëpunim me zyrtarin e IT-së, duke e bërë administratën tonë më të qasshme, më efikase dhe më të digjitalizuar. Ky është njëri ndër hapat e parë drejt modernizimit të shërbimeve komunale”, ka thenë Ballazhi.
Ky shërbim po konsiderohet si pjesë e reformave në administratën e Hanit të Elezit për të nisur vitin 2025.