Site icon Telegrafi

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, së bashku me drejtorët komunalë zhvillon Debatin e Dytë Publik me qytetarë

Në praninë e shumë qytetarëve, gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, së bashku me drejtorët e drejtorive komunale, kanë zhvilluar Debatin e Dytë Publik i cili ishte i planifikuar të zhvillohej gjatë këtij viti.

Në fjalën e tij kryetari Gjini, para qytetarëve ka folur rreth projekteve që janë realizuar gjatë vitit që po e lëmë pas, duke folur edhe ato që janë në realizim e sipër, si dhe ato që planifikohen të realizohen nga qeverisja komunale gjatë vitit të ardhshëm.

Të zëshëm në këtë takim me pyetjet drejtuar ekzekutivit komunal, ishin edhe qytetarët e Komunës së Gjakovës të cilët ishin të pranishëm në këtë takim, të cilët parashtruan edhe kërkesa për përmirësimin e kualitetit të jetës në lagjet ku jetojnë, duke marrur kështu përgjigjje nga kryetari dhe drejtorët komunal të drejtorive përkatëse.

Kujtojmë që gjatë këtij viti Gjakova ka implemetuar edhe programin e Buxhetimit me Pjesëmarrje, ku qytetarët nga disa zona të Gjakovës, kanë pasur mundësi të votojnë për projekte të cilat i shohin si të rëndësishme për mirëqenien e tyre, projekte këto të cilat pritet të realizohen gjatë vitit 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version