Site icon Telegrafi

Kryetari i Federatës së Volejbollit të Serbisë: Nuk munda të votoi kundër Kosovës

Federata e Volejbollit të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Botërore të Volejbollit.

Në Kongresin e Buenos Aires, është votuar për pranimin e Kosovës.

Ajo që ka rënë në sy nga ky Kongres, është abstenimi i Serbisë, dhe jo refuzimi.

Kryetari i Federatës së Volejbollit të Serbisë, Nenad Golijanin, i cili në mediet e këtij vendi është kritikuar shumë për qëndrimin e tij, ka sqaruar edhe arsyet pse nuk ka mundur të votojë kundër Kosovës.

Ai në një intervistë për ‘Kurir’, ka thënë se nuk ka dashur të përzije sportin me politikën, dhe se të rinjve nuk duhet t’u mohohet e drejta për të luajtur.

“Shumica kanë votuar në favor të Kosovës, dhe ne abstenuam. Nuk pranojë sekuestrimin e territorit serb, por të rinjtë kanë nevojë për të konkurruar dhe për këtë arsye ky veprim është një vendim krejtësisht sportiv”, ka deklaruar Golijanin, përcjell Lajmi.net.

Exit mobile version