Telegrafi

Kryetari i Cardiff Cityt, Dalman: Do t’ia paguajmë këstin Nantesit për Salan, por një herë duhet të tregojmë respekt për familjen e tij

Foto: Getty/Goal

Kryetari i Cardiff Cityt, Mehmet Dalman ka konfirmuar se klubi që ai drejton ende nuk ia ka paguar Nantesit këstin e parë për sulmuesin e humbur Emiliano Sala, por një gjë të tillë do ta bëjë në kohën e duhur.

Të mërkurën u raportuan se klubi i Ligue 1 kërkonte gjashtë nga 15 milionë eurot e marrëveshjes për shitjen e argjentinasit te klubi nga Liga Premier.

Aeroplani që mbante Sala – dhe pilotin David Ibbotson – nga Nantes në Cardiff u zhdukë më 21 janar, me policinë e Guernsey që ndërmori një kërkim për avionin Piper Malibu në ditët në vijim.

Lexo po ashtu Nantes e kërcënon me veprimin ligjor Cardiff Cityn për transferimin e Emiliano Salas dhe shumën e 15 milionë funteve

Pasi që eksplorimi u ndal, u kërkua një kërkim i financuar privatisht për aeroplanin dhe aeroplani u gjet të dielën, me degën e hetimeve të aksidenteve ajrore (AAIB) që vërtetuan se një pasagjer është i dukshëm në rrënojat e zhytura.

AAIB tani e ka gjetur trupin, por ende nuk e ka konfirmuar dhe duke respektuar familjen e Sala, Dalman thotë se Cardiff do të lejojë që procesi të përfundojë para se të merren me pagesën tek Nantes.

Lexo po ashtu Nxirret trupi nga rrënojat e aeroplanit që bartte Emiliano Salan dhe David Ibbotsonin, nuk dihet ende i kujt është

“E vetmja gjë që unë mund të them, sepse është një temë e ndjeshme, është se unë konfirmoj se është e vërtetë ajo që thuhet se Cardiffi nuk e ka paguar këstin e parë”, ka thënë fillimisht ai për L’Equipe.

Dalman dhe pronari i Cardiffyt, Vincen Tan

“Të jem i sinqertë, nuk dua të them asgjë më shumë në këtë kohë”.

“Arsyeja e parë është se trupi nuk është gjetur akoma”.

Lexo po ashtu Familja e Emiliano Salas është e bindur se djali i tyre ka vdekur, duan vetëm trupin e pajetë

“Ne duhet të tregojmë respekt për familjen. Ka një proces për nxjerrjen e aeroplanit. Është shumë herët për të komentuar”.

Sala dhe piloti David Ibbotson

“Ne do të paguajmë këstin kur mendojmë se është koha e duhur për ta bërë këtë”.

“Nuk mendoj se Cardiff ka thënë se ne nuk do të paguajnë shifrën e transferimit”, përfundoi Dalman. /Telegrafi/