Site icon Telegrafi

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së takon përfaqësuesit e Odës Amerikane të Kosovës, flasin për liberalizimin e tregut të energjisë 

Kryesuesi i Bordit të Zyrës Rregullatorit për Energji , Ymer Fejzullahu, ka marr pjesë në një bashkëbisedim me përfaqësuesit e Odës Amerikane të Kosovës, takim ku që kishte për qëllim diskutimin e kërkesave dhe sfidave të biznesit në sektorin e energjisë, me një fokus të veçantë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së theksoi rëndësinë e liberalizimit të tregut të energjisë, duke e parë këtë proces si një hap të domosdoshëm për rritjen e konkurrencës dhe ofrimin e mundësive më të mira për konsumatorët dhe bizneset.

Ai theksoi se ky proces është jetik për zhvillimin afatgjatë të sektorit të energjisë në Kosovë dhe për krijimin e një ambienti të favorshëm për investime.

Kryesuesi i Bordit dëgjoi me vëmendje kërkesat dhe shqetësimet e përfaqësuesve të bizneseve të pranishëm në këtë takim. /Telegrafi/

Exit mobile version