Në Antalia të Turqisë po qëndrojnë shumë skuadra me nam, ku janë duke i kryet përgatitjet.
Nënkryetari i FC Prishtina, Ahmed Kurtolli, së bashku me Fatos Hoxhën, kanë takuar kryetarin e mirënjohur të Dinamo Zagreb, Zdravko Mamiç.
Në një takim të përzemërt u fol për bashkëpunim të ngushtë me interes të dyanshëm, e padyshim urë lidhëse janë ish-futbollistët e Prishtinës, si Eros Grezda e së shpejti edhe Emir Sahiti.
E kërkesë konkrete, e nënkryetarit të FC Prishtina, Ahmed Kurtolli, ishte bashkëpunimi profesional, e sidomos të avancimit të punës praktike e profesionale të trajnerëve tanë. Dhe, Kurtolli gjeti mirëkuptimin e Mamiç.
Ai, me zemërgjerësi pranoi, që disa trajnerë tanë të qëndrojnë në klubin e Dinamos në Zagreb dhe nga afër të mësojnë përvojën e shkollës së futbollit, tani të njohur në tërë botën, të Dinamo Zagreb, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.