Telegrafi

Kryeshefi i KRU “Prishtina” dhe nënkryetari i Drenasit flasin për projekte të reja në Drenas

Në vazhdën e takimeve zyrtare në zonën e shërbimit, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu të mërkurën (sot) ka takuar nënkryetarin e komunës së Drenasit, Arben Shala.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza dhe furnizimin me ujë të pijshëm për Komunën e Drenasit, transmeton Telegrafi.

Në një njoftim nga KRU-Prishtina thuhet se janë diskutuar problemet kyçe por edhe projektet për të ardhmen në këtë komunë.

“U diskutua për gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin me ujë të pijshëm për Komunën e Drenasit me fshatra,vazhdimin e investimeve kapitale, planet konkrete të bashkëpunimit, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet KRU “Prishtina”, shkallën e arkëtimit , rritjen e kërkesave për ujë të pijshëm gjatë sezonit të verës dhe marrjen e masave adekuate për menaxhimin sa më të mirë të situatës në terren, identifikimin e puseve të reja, zvogëlimin e humbjeve të ujit, Masterplan për liqenin e Vërbovcit, aktivizimin e disa stacioneve të pompimit dhe një sërë liste prioritare për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të komunës së Drenasit me fshatra”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, temë e këtij takimi ishte inspektimi i përbashkët ndërinstitucional në identifikimin dhe kontrollimin e kyçjeve ilegale në terren. /Telegrafi/