Site icon Telegrafi

Kryeqyteti i Koresë së Jugut do të fillojë me testimin e kafshëve shtëpiake për COVID-19

Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seul, do të fillojë testimin e qenve dhe maceve shtëpiake për coronavirus, në rast se pronarët e tyre rezultojnë pozitivë dhe në qoftë se vetë kafshët kanë simptoma.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, lajmin e bëri të ditur zyrtari i lartë shëndetësor i qytetit, Park Yoo-mi.

Park deklaroi se ekipi i mbledhjes së mostrave të kafshëve do të vizitojë shtëpitë e pacientëve të vendosur në karantinë, për t’i testuar kafshët shtëpiake.

Deri më tani ende nuk është konfirmuar transmetimi i coronavirusit nga kafshët tek njeriu.

Secili qen apo mace që rezulton pozitiv me sëmundjen e COVID-19 do të duhet të izolohet për 14 ditë.

Koreja e Jugut raportoi rastin e saj të parë të infeksionit tek kafshët kur një mace shtëpiake doli pozitive me coronavirus më 21 janar, sipas Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Vendit (KDCA). /Telegrafi/

Exit mobile version