Kryeministrja britanike, Theresa May u ka kërkuar organizatave ndërkombëtare të futbollit të marrin masa të ashpra penale kundër Malit të Zi.
Tifozët e kësaj të fundit kanë kënduar korre raciste kundër lojtarëve anglezë gjatë ndeshjes për kualifikimet e kampionatit evropian të futbollit të vitit 2020.
“Fyerjet në të cilat hasën lojtarët anglezë janë të pështira dhe tërësisht të papranueshme. Është detyrë e UEFA-s që të hetojë tërë situatën. Kjo është arsyeja pse ne i ftojmë ata që të marrim dënime të forta dhe të shpejta”, ka thënë një zëdhënës i kryeministrit britanik, James Slak.
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) të martën ka filluar procedurat disiplinore ndaj Shoqatës së Futbollit të Malit të Zi për sjellje raciste të tifozëve të tyre gjatë ditës së martë.
Trajneri i kombëtares angleze, Gareth Southgate ka thënë se fyerjet racore drejtuar mbrojtësit të majtë, Danny Rose, janë të papranueshme dhe duhet të ndëshohen.
Ndryshe, Anglia fitoi 5-1 në Podgoricë dhe zë pozitën e parë të renditjes tabelore të grupit A me gjashtë pikë ndërsa Kosova renditet e treta me një pikë. /Telegrafi/